Manjani: Policia e pranoi se ka efektivë që mbillnin kanabis
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për shkarkimet që janë bërë në Policinë e Lezhës.
Sipas tij këto shkarkime janë konfirmimi zyrtar nga Policia se në radhët e saj ka patur efektivë policie që janë marrë me kultivim kanabisi.
“Konfirmohet zyrtarisht nga vetë Policia, se paska në radhët e saj kultivues e trafikantë hashashi! Ky është dhe fundi i Policisë që deshën!”, shkruan në profilin e tij në Twitter./albeu.com/
Konfirmohet zyrtarisht nga vetë Policia, se paska në radhët e saj kultivues e trafikantë hashashi! Ky është dhe fundi i Policisë që deshën!
— Ylli Manjani (@yllimanjani) April 2, 2017

