Manjani: Pse duhet t’i paguajmë me rrogë të plotë deputetët?
Nga Ylli Manjani:
Po ta kisha në dorë, duke parë se si kanë ardhur punët parlamentin do ta kisha bërë me kohë të pjesshme. Deputetët do t’i paguaja me mëditje, dmth me ditë pune, për pjesmarrje në aktivitetet parlamentare.
Pakashumë si parlamenti i Zvicrës.
Nuk ka asnjë kuptim të paguhet dikush me kohë të plotë vetëm sepse na qënka deputet. Dhe meqë është i tillë duhet të jetë me pagë të lartë. Helbete është lart në hierakinë e shtetit.
Por pagë super të lartë për të mos bërë asnjë punë, madje as punën e deputetit, nuk ka. Nuk mund të ketë bazuar në çdo llogjikë të mundshme.
Shteti ka plot zyrtarë që punojnë nga mëngjesi në mëngjes dhe paguhen shumë më pak se deputeti që rri kot nga mëngjesi në mëngjes. Një polic, ashtu si edhe një ministër paguhen më pak se deputeti ndërkohë që punojnë 24 orë në 24. Nuk po futem këtu në krahasime populiste me pensionistë e të të papunë, se nuk është ky qëllimi i argumentit.
Por brenda hierakisë së shtetit, trajtimi financiar i deputetit nuk është i drejtë. Le pastaj po të shtojmë këtu privilegjet dhe trajtimet e tjera të posaçme.
Ndaj them, të paktën tua kondicinojnë shpërblimin me pjesmarrjen dhe me kontributin në punë.
Pjesën tjetër të kohës le të punojnë në punët e tyre të zakonshme, në ditshin të bëjn ndonjë punë tjetër… Se edhe ky është hall tjetër, kemi deputetë që sdinë të bëjnë asnjë punë tjetër në jetë…
Prandaj dhe u rrinë besnikë shefave politikë. Ku ka shef sot që të jep 3000 euro rrogë në muaj pa bërë asnjë punë?!
KOHA JONË SONDAZH

