Manjani: Tani radhën e ka qeveria, jo më LSI-ja!
Aktualitet E Mërkurë, 19 Maj 2021 09:56
Pas deklaratës së sotme të kreut të LSI, Ilir Meta ka reaguar dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Në një postim në Facebook, Manjani shprehet se nuk mund të flitet për koalicione për sa kohë që nuk është qartësuar se çfarë do të bëhet me zgjedhjet.
“Asnjë dilemë! Zgjedhjet pa opozitën janë diktaturë! Në fillim zgjedhjet pastaj koalicionet! Tani radhën e ka qeveria jo më LSI-ja!”,- shkruan Manjani.

