Marijuanë dhe kapsolla donatorë në një banesë, arrestohet pronari
Sekuestrohen 3.6 kg lëndë narkotike marijuanë si dhe 18 kapsolla donatore elektrike në Kurbin.
Këto materiale u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e shtetasit Bashkim Hasani , 49 vjeç, banues në Gjorem, i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

