Marinasi i shkolluar në Rusi, 94-vjeçari: Lufta nga Putin e padrejtë
94-vjeçari Seit Jonuzaj ruan kujtimet më të bukura nga Rusia e viteve 1950-të, atje ku kreu studimet në Akademinë e Marinës.
“Nga viti 1948-1952 kam kryer studimet e Akademisë së Marines në Azerbajxhan dhe nga ‘55-‘57 kualifikim pasuniversitar në Leningrad. Unë mbaj mend se rusët ishin njerez shumë dashamirës e miqësor, sidomos me ne shqiptarët”, thotë Jonuzaj.
Jonuzaj rreshtohet kundër Rusisë, për shkak të politikës së mbrapsht të Presidentit Putin. ”Agresioni kundër Ukrainës është prelud i luftës së tretë botërore. Lufta që ka shpallur Putin është e padrejtë”.
Po ashtu Jonuzaj shprehet se nuk do ta ndalonte të birin, i cili është pjesë e Flotës Detare të Pashalimanit të shkonte në lufte, gjithnjë nëse organizimi ushtarak do të bëhej nga NATO, ku vendi ynë aderon.
KOHA JONË SONDAZH

