Mark Nika: Drejtësia do vihet një ditë
Kanë kaluar 4 vjet dhe familjarët e 4 të vrarëve në demonstratën e 21 janarit 2011 para godinës së Kryeministrisë, atëherë e drejtuar nga Sali Berisha, ndihen të dëshpëruar.
Thonë se drejtësia nuk dha drejtësi dhe përveç dhimbjes së humbjes, ndihen të dëshpëruar.
Por, thonë se nuk do heqin dorë derisa vrasësit të vihen para drejtësisë.
“Ne jemi të dëshpëruar sepse drejtësia për këtë çështje nuk funksionoi.
Humbëm besimin te drejtësia, sepse vrasjet e kryera më 21 janar ishin politike” thotë Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njëri prej katër personave të ekzekutuar më 21 janar në një intervistë për Ora News.
Nika akuzon opozitën e sotme, atëherë maxhorancë, se ka ndërhyrë për të mos dhënë drejtësi, ndërsa shpreson tek maxhoranca e sotme, ( e cila në 2011 ishte në opozitë dhe organizoi protestën) dhe më shumë në një ndërhyrje nga Europa:
“Opozita e sotme është mësuar ta kthejë gjakun në mall, ka ndërhyrë në drejtësi.
Është e vështirë se ka kaluar kohë e gjatë.
Po shpërsojmë që maxhoranca do të gjejë rrugë ligjore të hetojë çështjen dhe vrasësit të shkojnë drejt drejtësisë. .
Unë nuk jam dakord me pesimizmin, pasi ne vetë do gjejmë rrugën edhe Europa do të ndërhyjë.
Në takimin që zhvilluam me eurodeputetin Knut Fleckenstein, na premtoi se në PE do të ngrihet si çështje e do i bëjmë një rezolutë për të hetuar cështjen me objektiviteti, ashtu sic ka kërkuar Europa.”
Në protestën e 21 Janarit kundër qeverisë që në atë kohë drejtohej nga Sali Berisha, humbën jetën 4 demonstrues, Aleks Nika, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Ziver Veizi.
Për këtë ngjarje, është dënuar me një masë të butë vetëm kreu i atëhershëm i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo, të cilët aktualisht janë të lirë.
Po kështu gjykata ka dënuar edhe 120 protestues, me verdikte deri në 1 vit burgim.
Drejtësia nuk ka thënë fjalën e saj se kush e dha urdhërin për të qëlluar me plumba të vërtetë ndaj protestuesve, kush fshiu filmimet e 21 janarit në Kryeministri dhe kush vrau Aleks Nikën.
KOHA JONË SONDAZH

