Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka bërë me dije se opozita do të çojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e kryeministrit Rama me kryeministren italiane Giorgia Meloni për emigrantët.

“U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë me horizonte të reja. U diskutua dhe po shkohet drejt…përveç vazhdimit. Sa i përket marrëveshjes së emigrantëve do të përgatitet teksti për Gjykatën Kushtetuese, pasi mendojmë se firma e Edi Ramës është antikushtetuese. Mendojmë se marrëveshja shkel të drejtat dhe liritë e individit”-tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?