“Marshimi i solidaritetit “ në Paris, mbi 1 mln vetë në shesh, lapsi simbol i manifestimit

Paris-Ora 15:25 ka shënuar edhe nisjen e “marshimit të solidaritetit” në Paris. Qindra njerëz dhe më shumë se 50 lidërë botërorë marshuan për të dëshmuar unitetin e Francës dhe solidaritetin perëndimor ndaj sulmeve terroriste që goditën Francën.

E kanë pagëzuar marshimi i solidaritetit jo rastësisht, një promovim paqeje në rrugët e përgjakura të Parisit, teksa i gjithë vendi u blindua nga forca të shumta policie.

Ishte i zoti i shtëpisë, François Hollande, që ka udhëhequr marshimin sëbashku me familjarët e viktimave, pasi iu uroi mirëseardhjen të gjithë udhëheqësve që udhëtuan sot drejt Francës për të mbështetur vendin që jetoi tre ditët më të errëta dhe të trishtuara në historinë e tij moderne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti francez bisedoi gjatë edhe me të mbijetuarit e sulmit në redaksinë e “Charli Hebdo”, të cilët ishin në krah të familjarëve të kolegëve të tyrë që humbën jetën më 7 janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot Parisi është kryeqyteti i botës”, tha Presidenti Hollande, gjatë takimit me Ministrat në pallatin “Elize” përpara nisjes së marshimit.

Ecja në heshtje nisi në sheshin “Republika” dhe në krah të Hollande ishte kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri i Britanisë David Camerun, ai italian Matteo Renzi, kryeministri i Izraleit Benjamin Netanjau , ai pakistanez Mahmud Abas etj.

Shqipëria përfaqësohej nga kryeministri Rama, Ministrat Bushati e Veliaj dhe krerët e 4 komuniteteve fetare. Ndërkohë Kosova nga Presidentja Jahjaga dhe Ministri i Jashtëm, Thaçi.

Nën masa të rrepta sigurie në sheshin e famshëm të Francës u mblodhën mbi një milion persona në solidaritet me familjarët e 17 viktimave të pafajshme që humbën jetën në sulmet terroriste.

Rreth 2.000 policë dhe 1.350 ushtarë u vendosën në të gjithë kryeqytetin francez për të mbrojtur marshuesit, masa të cilat i publikoi edhe Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.

Ai tha se Franca do të qëndrojë në gadishmëri të lartë edhe në javët e ardhshme.Ndërkohë në marshim nuk ishte ftuar liderja e partisë Fronti Kombëtar, Marine Le Pen, e cila në shenjë proteste mbajti mitingje të ndara.

Ajo i bëri thirrje popullit të protestojë kundër kësaj qeverie që nuk është e aftë të mbrojë vendin e saj.

Qindra persona nisën të këndojnë në kor “Unë jam Charli, ndërkohë që momente emocionuese ishin duartroktjet e turmës në shenjë nderimi për viktimat e sulmeve të kryera nga vëllezërit Kuashi dhe Amedi Kulibali.

Me duartrokitje u shoqëruan edhe liderët botërorë gjatë kalimit të tyre, por edhe shitësi i marketit hebre që arriti të shpëtojë 6 pengje.

24-vjeçari Lasana Bathily ndodhej në mesin e turmës në marshimin solidarizues.

Në sheshin “Republika” valviteshin edhe flamuj të vendeve arabe dhe myslimane, për ti thënë jo terrorizmit.

Shumë mitingje dhe marshime të ngjashme u mbajtën jo vetëm në qyet ete të tjera të Francës, por edhe në Gjermani, Itali, Bruksel dhe vende të tjera europiane.

 

Rama çon në Paris harmoninë fetare

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris aty ku po zhvillohet  “Marshimi i Bardhë” në ndër të viktimave të sulmeve nga terroristët.I shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Ditmir  Bushati dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe një grup gazetarësh kryeministri Rama ka shprehur solidaritet në kauzën kundër terrorizmit.

Në një pronocim për mediat nga Parisi, kryeministri Edi Rama u shpreh se  jemi këtu për të dëshmuar se Shqipëria e vëllazërisë fetare është e vendosur të mbajë lart flamurin e lirive, të drejtave, flamurin e barazisë mes të gjitha opinioneve dhe besimeve. Po ashtu Rama tha se konflikti fetar është i patolerueshëm

“Barazia, vllazërimi që Franca ka mishëruar në mënyrën e vet të lavdishme dhe nga ana tjetër të gjithë duhet të kuptojnë që aktet mund të ndodhin këtu, mund të ndodhin kudo, por lufta kundër terrorizmit zhvillohet sot në të gjitha vendet tona edhe kur aktet ndodhin jashtë vendet tona. Ne jemi këtu për të dëshmuar se Shqipëria e vëllazërisë fetare është e vendosur të mbajë lart flamurin e lirive, të drejtave, flamurin e barazisë mes të gjitha opinioneve dhe besimeve. Unë jam krenar që nuk jemi ne si  përfaqësues të qeverisë, por janë edhe përfaqësuesit e 4 besimeve fetare në Shqipëri dhe sigurisht një grup gazetarësh të cilët luftojnë përditë në frontin e fjalës së lirë dhe të informimit të barabartë për njerëzit. Ne kemi bërë një zgjedhje të qartë për lirinë, për të drejtat e panegociueshme të njerëzve përballë një zgjedhjeje tjetër që kërkohet të na imponohet përmes përcarjes, duke synuar të ndajë myslimanët dhe kristianët duke synuar që të vendosë botën përballë një konflikti fetar që për ne është i patolerueshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me besimet, nuk ka lidhje me fjalët e profetëve dhe nuk ka lidhje me cfarë feja e kujdoqoftë frymëzon dhe inspiron”, u shpreh Rama.

Po ashtu Rama dhe një grup gazetarësh, së bashku me komunitetet fetare zhvilluan homazhe pranë redaksisë së reviztës satirike “Charlie Hedbo” ku më 7 janar u sulmua nga dy persona, të cilët vranë 10 gazetarë dhe 2 policë.

Në marshimin e sotëm marrin pjesë edhe shumë liderë të tjerë botërore, si Barack Obama, Devid Cameron, Matteo Renzi, Angela Merkel etj.

Rama në FB: Me Parisin për lirinë, barazimin dhe vëllazërinë

“Qindramijëra do të marshojnë sot në rrugët e Parisit për të mbështetur vlerat e shkëlqyera të lirisë, barazisë, vëllazërimit – ti mund të jesh me ta atje përmes rrjetit botëror të solidaritetit online.

Mbarë bota do të shohë se si njerëzit do të dalin në rrugë në përgjigje të vrasjes barbare të 12 njerëzve të mërkurën e shkuar. Por ndërkohë, ekstremistët e djathtë europianë po mobilizohen gjithashtu në antiprotesta dhe tanimë dy mjedise besimi të muslimanëve janë sulmuar. Kjo është ekzaktësisht çka vrasësit kërkuan: Përçarje dhe Frikë!”

Kryeministri Rama shkruan gjithashtu se “Është koha e një zgjedhjeje të qartë mes urrejtjes përçarëse dhe unitetit për lirinë, barazinë, vëllazërimin. Ky është momenti ynë për t’u përgjigjur në emër të shpresës dhe bashkëpunimit mes njerëzve mbi këto vlera të shkëlqyera e të panegociueshme.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?