Masakër terroriste në Paris. 12 të vdekur. Atentatorët: Hakmerremi për Profetin Muhamed. 28 foto

Ka shkuar në 12 numri i të vdekurve në masakrën e ndodhur sot paradite në Paris, ku dy persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë në selinë e redaksisë së revistës satirike franceze ‘Charlie Hebdo”.

Media franceze shkruan se 9 prej viktimave janë gazetarë, 2 janë agjentë policie.Revista është e njohur për satirën e saj provokative dhe ironike. Revista ditët e fundit publikoi një karikaturë të liderit të IS Ebu Bekr el-Bagdadi.Presidenti i Francës e quajti akt terrorist sulmin ndërsa makina e atentatorëve është gjetur e braktisur.

Mes viktimave drejtori i revistes dhe nje gazetar karikaturist. Nga sulmi ka humbur jetën drejtori i revistës Stephane Charbonnier,  i njohur si Charbe, dhe Jean Cabut i njohur si Cabu. Dy gazetarët bënin karikaturat e revistës. Atentatoret: Hakmerremi për Profetin Muhamed

Media franceze shkruan se atentatorit kishin deklaruar se “Do hakmerreshin për profetin Muhamed. Bërtisnin “Allahu Ekbar” personat e armatosur që sulmuan selinë e Charlie Hebdo”. Këtë e dëshmojnë edhe pamjet e gjiruara nga gazetarja Martin Boudot të transmetuara nga tv francez

Personat e veshur me te zeze

Dy personat kanë arritur të largohen me një makinë pasi kanë kërcënuar drejtuesin e mjetit dhe e kanë detyruar të ikë nga mjeti. Policia ka ngritur postblloqe për arrestimin e autorëve. Ata kanë qenë të veshur me të zeza.

“Charli Hebdo” shpesh ka qenë në vëmendje të ismalikëve për shkak të karikaturave të profetit Muhamet.

Ndërkohë e përditshmja franceze “ 20 Minutes” ka arritur të kontaktojë në telefon me një nga punonjësit e redaksisë të cilët kanë thënë se “është një masakër e vërtetë. Ka viktima”. Më pas linja ka rënë.

Presidenti i Francez në vendin e ngjarjes

“Franca është e shokuar. Revista është simbol i lirisë. Qeveria do të ketë një mbledhje emergjente, ndërsa 4 prej të plagosurve janë në gjëndje të rëndë” tha presidenti francez.

SHKARKO APP