Masakra në “Charli Hebdo”, rrethohen atentatorët: Duam të vdesim si martirë

Prej ores 09:00 të mëngjesit të sotëm Franca vijon operacionin për neutralizimin e dy atentatorëve të masakrës së “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë 12 persona.

Mendohet se vëllezërit Kouachi janë strehuar në godinën e një sipërmarrjeje tipografie në një qytet të vogël në verilindje në zonën Dammartin-en-Goele rreth 80 km larg Parisit.Fillimisht pati shkëmbim zjarri mes policëve dhe atentatorëve dhe u fol për 2 të vdekur dhe dhjetra të plagosur, por një prokuror hodhi poshtë pretendimet.

Ende policia nuk ka ndërhyrë në godinë pasi mendohet se terroristët kanë marrë peng një person. Një media franceze shkruan se personi i marrë peng është një grua. E gjithë zona është nën forca të rrepta sigurie me helikopterë dhjetra makina policie dhe mijëra policë e forca speciale, ndërkohë terroristët raportohet të kenë thënë se duam të martirizohemi.

Ora  12.20 Mediat franceze raportojnë se policia është në negociata me dy atentatorët të cilët janë cituar të kenë thënë “Jemi gati të martirizohemi”

Ora 11: 22  Korrespondenti i “The Guardian” Angelique  Chrisafis përmes një twitteri shkruan se “dy atentatorët kanë deklaruar: Duam të vdesim si martirë”

Ora 11: 15 Presidenti Hollande ndodhet në një konferencë për shtyp ku e quan “shokuese ngjarjen”  Ndërsa kryeministri Manuel Valls citohet nga AFP të ketë thënë se jemi në luftë me terrorizmin dhe jo në besimit fetar.

Ora 10: 53 Raportimet e gazetarëve nga vendi i ngjarjes flasin : Për skena dramatike”. E gjithë zona rreth Dammartin është me mijëra policië dhe forca të antiterrorist. Gjithashtu disa helikopterë monitorojnë zonë dhe qindra makian të tjera policore vazhdojnë të shkojnë.

Autoritetet e aeroportit Charles de Gaulle kanë urdhëruar mbylljen e tij dhe devijimin e një numri të madh fluturimesh.

 Ora 10:41  Një prokuror  në Paris mohon zërat për të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Dammartin-en-Goele, informon Reuters. Policia i kërkon banorëve të zonës të mos dalin jashtë.

SHKARKO APP