Masakra në “Charli Hebdo”, shkëmbim zjarri në zonën ku gjenden 2 terroristët. Flitet dhe për pengje

Mediat ndërkombëtare flasin për të shtëna me armë në zonën ku po zhvillohet operacioni për arrestimin e të dy atentatorëve.

Flitet për shkëmbim zjarri në zonën Dammartin-en-Goele rreth 80 km larg Parisit ku mendohet se janë fshehur vëllezërit Kouachi. Sipas Rtl, dy atentatorët janë vendosur në një godinë sipërmarrjeje dhe kanë marrë disa pengje.

Vazhdon pa asnjë ndërprerje operacioni për arrestimin e atentatorëve të masakrës në Paris në redaksinë e revistës “Charli Hebdo”.

Sipas CNN vëllezërit Kouchi janë lokalizuar mbrëmjen e së enjtes 9 janar nga helikopterët teksa po lëviznin në pyje në veriperëndim të Parisit

Policia franceze ka aktivizuar 88 mijë persona për të gjetur dy vëllezërit Said dhe Sherif Kuashi, të shpallur në kërkim që prej të mërkurës, në mbrëmje pasi u identifikuan si autorët e masakrës së 12 personave, mes tyre 8 gazetarë të revistës satirike “Charlie Hebdo”.Sipas informacioneve më të fundit, ata nuk janë ngujuar në një shtëpi në veri të Parisit siç dyshohej, por kanë marrë arratinë në lindje të kryeqytetit dhe po ndiqen nga policia.Të gjitha pikat e hyrjes në kryeqytet janë bllokuar, ndërsa godinat më të rëndësishme të Parisit janë blinduar me forca të shumta sigurie për të shmangur ndonjë sulm tjetër.

Gjatë paradites së djeshme, mediat raportuan se ata kanë grabitur karburant, ushqime dhe sende të tjera dhe më pas janë janë larguar në drejtim të Seine-et-Marne.Makina e të dyshuarve sëbashku me vrasësit brenda u indetifikua 85 kilometra larg nga Parisi dhe po udhëtonte në drejtim të kryequtetit francez.Ndërkaq janë ndaluar nga policia motra dhe kunati i tyre si edhe bashkëshortja i njërit prej të kërkuarve.

S’do tolerojme me

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Kazanëv, ka dënuar ashpër valën e sulmeve të vogla të ndodhura ndaj objekteve myslimane të kultit gjatë paradites së të enjtes.Dje Franca mbajti një minutë heshtje për 12 viktimat e djeshme dhe oficeren e policisë që humbi jetën sot. Pavarësisht motit me shi, qindra njerëz u mbodhën në shenjë solidarieteti për gazetarët dhe policët që humbën jetën në sulmin terrorist.

 

SHKARKO APP