Masakra në Charlie Hedbo, rrethohen 2 autorët

Masakra në Charlie Hedbo, rrethohen 2 autorët. Vranë rrugës dhe një police bashkiake

Mediat franceze raportojnë se është dorëzuar njëri nga tre të dyshuarit e masakrës në revistën satirike “Charlie Hebdo”, ndersa jane lokalizuar dhe rrethuar dy atentatoret kryesore. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, është dorëzuar 18-vjeçari Hamyd Mourad.

Policia franceze bën me dije gjithashtu se ka lokalizuar Cherif Kouachi dhe Said Kouachi, dy autorët e sulmit në redaksinë e gazetës satirike, Charlie Hedbo. Autorët janë lokalizuar në rajonin Aisne të Francës.

Rreth orës 14:10 minuta, policia rrethon autorët. Mediat franceze bëjnë të ditur se policia ka rrethuar autorët në qytetin e Crepy Envalois

Forcat e policisë vijojnë operacionin për arrestimin e dy të dyshuarve, vëllezërve Kouachi.

Agjencia AFP citon se burra dhe gra, të afërm me dy vëllezërit e dyshuar për kryerje të këtij sulmi, janë marrë sot në pyetje nga policia.

PUNONJESI I KARBURANTIT NJOHU AUTORET

Dyshohet se autorët udhëtuan me një automjet të tipit Renault Clio, ngjyrë e bardhë dhe janë pikasur nga një punonjës karburanti që u ka mbushur serbatorin me karburant.

“I njoha, ishin te armatosur. Nuk më dhanë as lekët”, tha punonjësi i karburantit.

MEDIAT; DY VELLEZERIT KANE VRARE DHE POLICEN BASHKIAKE

“Le Parisien” shkruan se dy vëllezerit franko-algjerianë mund të jenë dhe autorët e vrasjes së sotme së polices bashkiake, e cila ishte duke u marrë me një aksident rrugor dhe dikush e ka qëlluar nga pas shpine me armë.

“Dy burrat janë të maskuar, të armatosur me kallashnikov dhe me raketa hedhese”, ka konfirmuar

një burim tjetër.Një forcë e madhe policore është duke u vendosur në atë pjesë. “Brigadat e ndërhyrjes janë stacionuar në portën e Villette në Paris dhe janë të armatosur dhe me veshje anti-plumb”, ka thënë një burim policor.

ATENTATI NE REDAKSINE CHARLIE HEDBO, 9 GAZETARE TE VDEKUR DHE 2 POLICE

Një atentat terrorist me pasojë vdekjen e 12 personave ka tronditur ditën e djeshme Francën dhe të gjithë botën. Dhjetë gazetarë dhe dy punonjës policie janë ekzekutuar me armë në ambientet e redaksisë së revistës franceze satirike “Charlie Hebdo”, në Paris. Shkak për këtë sulm u bënë disa karikatura që revista kishte botuar mbi të ashtuquajturin Shteti Islamik ISIS. Duke thirrur: “Allahu – Ekber” (Allahu është më i madhi), dy agresorë hynë në ambientet e revistës satirike dhe hapën zjarr duke vrarë 12 vetë. Dëshmitarë dhe pamjet që qarkulluan fillimisht nëpër rrjete sociale tregojnë dy agresorët, të veshur me të zeza, të maskuar e me kallashnikovë në duar, të cilët marrin në shënjestër zyrat e medias së njohur për nota të larta ironie e sarkazme në trajtimin e çështjeve të aktualitetit, por edhe për prirjet anti-islamike. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, atentatorët flisnin shumë mirë frëngjisht dhe kanë hapur zjarr duke thirrur: “Do t’ia marrim hakun Profetit”. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por agresorët u arratisën me një automjet, i cili u gjet i braktisur pak orë pas masakrës.

Mes viktimave janë edhe drejtori e revistës, Stephane Charbonnier, si dhe tre karikaturistët, Georges Wolinski, Jean Cabut e Bernard Verlhac. Të paktën shtatë persona janë plagosur, përfshi edhe një polic, ndërsa pesë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Disa prej punonjësve arritën të largoheshin nga zyrat duke hipur në tarracën e ndërtesës. Ngjarja ka shkaktuar panik në të gjithë Francën, por kryesisht gjendja më e rëndë duket në Paris. Banorë pranë zonës ku ndodhi masakra, kanë regjistruar momentin e të shtënave me breshëri.

Në një nga videot e para të shfaqura në internet duken qartë pamjet e tmerrshme të vrasjes së një prej policëve. Dy terroristët vazhdojnë të qëllojnë mbi trupin e tij edhe pasi viktima është shtrirë për vdekje në trotuar.

Mesazhi i fundit në profilin e revistës “Charlie Hebdo” në ‘Twitter’ ishte një karikaturë e liderit të grupit militant islamik, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. E përjavshmja satirike është përballur me episode dhune edhe në të kaluarën, ndonëse jo të këtij niveli. Revista tri vite më parë publikoi karikatura të profetit Muhamed, akt që solli reagime tepër të forta në vend e jashtë tij. Në muajin nëntor të 2011-ës, drejt redaksisë së revistës u lëshuan shishe benzine vetëm një ditë pasi publikoi karikaturat e profetit Muhamed. Karikatura e fundit e talentit Stephane Charboniner rezultoi një parashikim ndjellakeq për fatin e tij dhe të 11 kolegëve të redaksisë që mbetën të vrarë dje. Në karikaturën e tij shfaqej parandjenja e keqe, thënë me humor, ashtu siç ai dinte të shprehej: “Akoma s’ka atentate në Francë? Prisni, kemi kohë deri në fund të janarit për t’ju uruar!”. Presidenti francez, Francois Hollande mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë. Presidenti tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist kundër lirisë së Francës, ndërsa siguroi se autorët do të vendosën shumë shpejt përpara drejtësisë. Ai deklaroi se nuk ka asnjë dyshim që bëhet fjalë për një sulm terrorist të një barbarie të jashtëzakonshme.

SHKARKO APP