Masakra në Velipojë/ Biznesmeni: Më erdhi me hartë, u tërhoqa për t’i ikur konfliktit

Velipoja nuk është e qetë pas masakrës për territor. Hilmi Kapllani është një biznesmen i zonës, i cili tregon se ai vetë ka pasur një rast të ngjashëm me atë çfarë më pas rezultoi në vrasjen e 4 personave, për mos rënien dakord të ndarjes së disa shezllonëve. Kapllani thekson se ai ka paguar jo pak por 4.3 milionë lekë për të blerë vendin e tij në plazh për pushuesit dhe për të përgjegjësia për këtë problem bie mbi shtetin.

“Ditën e hënë më datë 21, kemi paguar 4 300 000 lekë të vjetra . momenti që ka ardhur zotnia unë jam tërheq për mos ba naj konflikt njëri me tjetrin.

Ai ka ardhur me hartë, unë me hartë edhe me ka thënë që vendi është i imi. Edhe unë jam tërheq kam mbledh shezlonget, për ti ik konfiktit, për ti ikur debateve. Unë sot jam pa vend, pa çadra, kam 54 dhoma të deklaruara në shtet që paguaj taksën dhe unë sot nuk shezllonë për pushuesin tim.

Për mua fajtor kryesor është shteti, përderisa ne shtetit i kemi paguar paret dhe na ka dhënë hartën qysh me datën 21 që kemi paguar vendin e shezlongeve dhe ne jemi pa shezlonge”.

SHKARKO APP