”Masakra” në Vlorë, ekspertizë për armët e gjetura: Pistoletë e rrallë

Tre armët e përdorura në atentatin në Vlorë, janë vënë në fokusin e hetuseve. Pistoleta e gjakosur e gjetur në vendin e ngjarjes, mësohet se është e një lloji përgjithësisht të rrallë në Shqipëri.

Burime nga grupi i hetimit, dyshojnë se “Berreta Tanfoglio” mund të jetë përdorur nga i plagosuri Ferdinand Llanaj në përgjigje të breshërive të kallashnikovit nga ana e atentatorëve. Sapo të përfundojë ekspertiza, të dhënat do t’i përcillen Interpolit. Hetuesit kërkojnë të konfirmojnë nëse arma është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale brenda apo jashtë vendit.

Hetimet janë përqëndruar edhe te dy automatikët “Kallashnikov” të përdorura nga autorët. Burimet nga policia e Vlorës thanë se armët e gjetura të djegura brenda automjetit tip “BMW” janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalist të policisë. Ekspertët kanë vënë re se ato ishin djegur tërësisht, ç’ka ka bërë që të mos zbulohet asnjë gjurmë e përdoruesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralelisht hetuesit thonë se po mbledhin e informacione mbi atentatorët e mundshëm. Pista kryesore lidhet hakmarrjen, për vrasjen e trefishtë që vëllai i Llanajt, ka kryer në prill të vitit 2015.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?