Mashtruan me rimbursimet e TVSH-së, Prokuroria e Durrësit çon në gjykatë dosjen

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 4 shtetas dhe 4 persona juridikë (subjekte private), të angazhuar në mbledhjen dhe përpunimin e skrapit, të akuzuar për krijimin e një skeme mashtruese me rimbursimin e TVSH-së, nga e cila është vërtetuar dëmi që i ka ardhur shtetit në vlerën e mbi 23 milionë lekëve.

Hetimi është realizuar në bazë të referimit dhe bashkëpunimit me Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Në përfundim të hetimit, Prokuroria ka ngritur akuzat për veprat penale “Falsifikimi i formularëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe ka dërguar për gjykim shtetasit dhe subjektet private, si më poshtë:

Ihab Younes, dtl. 1979, me shtetësi egjiptiane, hetuar me masë sigurimi “Arrest me burg” (në mungesë)

Ndriçim Hysolli, dtl. 1957, hetuar me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”

Giuliano Perrone, dtl. 1952, me shtetësi italiane, hetuar me masë sigurimi “Detyrim për paraqitje”

Dritan Laska, dtl. 1974, i hetuar me masë sigurimi ”Arrest në burg”

“XHULJA- AMR” sh.p.k

“BEHERA GROUP” sh.p.k

“Damiani Demolicioni” sh.p.k

”Kevin” sh.p.k

SHKARKO APP