Maskat e Edi Ramës (FOTO)

Pas vendimit që mori si kreu i qeverisë për mbajtjen e maskës kudo në rrugë, në daljet publike kryeministri Edi Rama po tregon se është detajist edhe tek kjo pjesë.

Pas maskës së zezë me trëndafil e cila simbolizonte partinë e tij dhe zgjedhjet e 25 prillit, Rama ka zgjedhur që ditën e sotme të kishte një tjetër simbol: atë të tre yjeve me mbishkrimin PS, në ngjyrat lejla, mavi dhe të verdhë.

Ditën e djeshme në takimin me ministrin e jashtëm grek, Dendias, Rama kishte nga fundi i kollares së tij, sërish një yll të verdhë (i cili u komentua se e kishte marrë nga flamuri i Turqisë).

SHKARKO APP