Maturantët drejt Europës, në 10 ditë 2600 aplikime

Kjo verë nuk është e qetë për maturantët, pasi ata kërkojnë mundësi më të mira studimi dhe jashtë Shqipërisë. Qendra e Shërbimeve Arsimore, këtë periudhë është plot me të rinj. Aplikojnë për legalizimin e dokumenteve të shkollës së mesme, për të studiuar në universitetet jashtë vendit. Janë të bindur se në Europë e përtej saj mundësitë janë shumë të mira, ndaj nuk e mendojnë kthimin në Shqipëri pas studimeve.

Mes aplikantëve për studime jashtë vendit gjen dhe studentë, madje dhe nga ata më aktivët në protestat e dhjetorit. Thonë se kanë vendosur të djegin vitet e universitetit këtu, për t’ia nisur nga e para jashtë. Nga 36 mijë të rinj që mbyllën këtë vit Maturën Shtetërore, 7% kanë aplikuar deri tani për studime jashtë vendit.

Gjermania, Austria, Franca, Italia dhe Turqia janë shtetet ku të rinjtë kanë aplikuar për të nisur studimet e larta, kryesisht në degët e Ekonomisë, Mjekësisë dhe Informatikës. Ndërsa një vit më parë, Qendra e Shërbimeve Arsimore legalizoi rreth 15 mijë diploma të maturantëve që aplikuan për jashtë Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?