Mazniku pas takimit me Gonzaton: Model territorial funksional, financa vendore të forta dhe shërbime më cilësore për qytetarët

Dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Teritoriale Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi si dhe anëtarë të këtij komisioni, janë pritur në një takim ditën e sotme nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në fokus të takimit ka qenë procesi për reformën e re territoriale, për të cilën opozita ka pranuar të ulet në tryezë me PS, në një komision pariteti. Mazniku e quan këtë një moment kyç për vendin dhe qeverisjen vendore.

“Sot, gjatë takimit me përfaqësuesin e Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, në një moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen e qeverisjes vendore.
Gjatë takimit konstruktiv e të dobishëm për të gjitha palët, diskutuam mbi rëndësinë e këtij procesi, ky synimi ynë është i qartë për të patur një model territorial funksional, financa vendore më të forta, shërbime më cilësore për qytetarët në çdo cep të vendit”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa debati publik nga ana e opozitës për këtë reformë është mbështetur më tepër mbi numrat që do të ketë harta e re, mazhoranca vazhdimisht ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të institucioneve vendore, shërbimet me cilësore dhe përgatitjen e bashkive për të qenë të afta të përfitojnë nga antarësimi në BE. Opozita dhe mazhornaca kanë dakordësuar mbylljen e reformës deri në korrik të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?