MB: 600 familje të evakuuara rreziku s’ka kaluar, sërish reshje

Ministria e Brendshme ndërsa ka dhënë të dhënat më të fundit për pasojat e përmbytjeve, ka bërë të ditur se deri tani janë evakuuar 600 familje, një pjesë e të vilëve me detyrim, pasi pavarësisht se kanë qenë të rrezikuar nuk kanë pranuar të largohen.

Sipas Ministrisë së Brendshme rreziku ende s'ka kaluar pasi reshje të shumta pritet të ketë sërish në ditët në vijim. 

Në jugun e përmbytur prej 4 ditësh si pasojë e motit të keq, tashmë ka nisur evidentimi i pasojave dhe familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore. Situata këtë të mërkurë është paraqitur e qetë, ku pavarësisht reshjeve mesatare, funksionimi i hidrovorëve për tërheqjen e ujit i ka kthyer lumenjtë që “shpërthyen” nga shtrati, në nivelin normal të tyre.
 
Forcat e policisë dhe të ushtrisë janë në terren duke shpërndarë ndihma në ushqime e ujë për banorët e prekur nga përmbytjet.
 
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, po zvogëlohet ndjeshëm sipërfaqja bujqësore e tokave të përmbytura, me largimin e nivelit të ujit nga kanalet kulluese. 

SHKARKO APP