MB: Gazetari Skuqi, asnjë ankesë për policinë

Partia Demokratike ka akuzuar policinë përmes Koordinatores për marrëdhëniet me publikun Grida Duma, për mosmarrjen e masave pas dhunimit të gazetarit të RD-së Telnis Skuqi.

 

“Dhunimi i gazetarit Telnis Skuqi, 50 m larg komisariatit, është një këmbanë alarmi për dhunimin  e fjalë së lirë”, tha Duma, përmes një konference nga selia  e PD-së.

Ajo sulmoi më tej policinë e Gjirokastrës, me pretendimin se nuk merrnin kallëzimin e Skuqit.

Por Ministria e Brendshme përgënjeshtroi deklaratën e opozitës, duke publikuar një pjesë të dëshmisë së gazetarit Skuqi.

“Vetë shtetasi Skuqi në denoncimin e bërë në Polici është shprehur: “Dua të theksoj se nga ana e policisë, pas denoncimit që unë kam bërë janë kryer të gjitha procedurat ligjore dhe nuk kam asnjë ankesë në adresë të tyre, pasi janë përgjigjur në kohë dhe në mënyrë profesionale”, thuhet në dëshminë para oficerit të policisë gjyqësore.

Ripërsërisim domosdoshmërinë për të lënë Policinë e Shtetit të bëjë detyrën. Kjo është më e lehtë edhe për vetë opozitën, sesa të shpikë lloj lloj mashtrimesh që nuk i beson dot më askush”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

SHKARKO APP