Mbetjet/Ndërtimi i impiantit në Fier, banorët protesta dhe bllokojnë rrugën

Me votimin e ligjit të importimit të mbetjeve urbane, kanë nisur puna për vendosjet e impiantëve. Sot në protestë për ligjin dhe për ndërtimin e impiantit, kanë dalë banorët e Fierit.

Ata po protestojnë kundër vendosjes së impiantit në fshatin Plykë. Mësohet se banorët e fshatit kanë bllokuar rrugën që lidh Fierin me Ballshin.

Gjatë protestës banorët mësohet të kenë thënë se nuk janë informuar për ndërtimin e impiantit të mbetjeve në tokat e tyre dhe pretendojne se punimet jane bërë në mënyrë të fshehtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po durojmë ndotjen nga azotiku, tani na sjellin edhe mbetjet. Nuk do t’i pranojmë plehrat në fshatin tonë.” kanë thënë banorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?