Mbi 10 mijë shtetas kaluan në Kakavijë brenda 24 orëve, ja shifrat
Mbi 10 mijë shtetas kanë kaluar përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit, në një tjetër fluks të lartë lëvizjesh në kufirin me Greqinë.
Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, gjatë datës 21 gusht 2026, shërbimet e PKK Kakavijë përpunuan gjithsej 10.893 shtetas në hyrje dhe dalje.
Nga numri total, 4.219 shtetas u regjistruan në hyrje të territorit shqiptar, ndërsa 6.674 shtetas në dalje nga vendi.
Fluks i lartë është regjistruar edhe në lëvizjen e automjeteve. Gjatë së njëjtës periudhë janë përpunuar 3.183 mjete, prej të cilave 1.264 në hyrje dhe 1.919 në dalje.
Ndërkohë, sipas të dhënave të Policisë Kufitare, nëpërmjet Kakavijës kanë hyrë në Shqipëri për qëllime turistike 541 shtetas.
Shifrat pasqyrojnë lëvizjet e larta në pikën kufitare gjatë sezonit turistik, me mijëra qytetarë që udhëtojnë në të dyja drejtimet.
KOHA JONË SONDAZH

