Mbi 200 forca policie kontrolle në Tiranë, arrestohen 14 persona

 

Policia njoftoi se 14 persona u arrestuan sot në Tiranë.

Në operacion për kapjen e tyre morën pjesë 207 forca të policisë si edhe 4 grupe të FNSH-së, ku janë ushtruar kontrolle në 50 banesa.

Personat e kapur nga Policia kanë qenë të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme si :  ”Plagosja e rëndë me dashje”, “Kanosje”, ’’ Shpërndarje dhe Shitje të Lëndeve Narkotike “Vjedhja“, "Vjedhje Banesash", "Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt", “Vjedhjes të energjisë elektrike” e të tjera.

Në këtë operacion janë përfshirë të gjitha komisariatet e Policisë së Tiranës dhe Kavajës si edhe Sektorët e Drejtorisë të cilat kanë kryer kontrolle të vazhdueshme .

SHKARKO APP