Mbi 40 udhëheqës të botës marrin pjesë në “Marshimin e Bardhë” në Paris

E kanë pagëzuar “Marshimi i Bardhë” dhe është përpjekja e Francës për ti dëshmuar botës unitetin e saj. Udhëheqës nga shumë vende të botës janë mbledhur në Paris narshimin,  i cili mbahet  pas tre ditëve të terrorit që përfunduan me 17 viktima.

Sipas informacioneve, rreth 40 udhëheqës shetesh marrin pjesë në mitingun që grumbulloi rreth 700 mijë persona në rrugët e Parisit. Rreth 2,000 policë dhe 1.350 ushtarë janë vendosur në të gjithë kryeqytetin francez për të mbrojtur marshuesit, masa të cilat i publikoi edhe ministri i Brendshëm francez Bernard Casannueve.

Ai tha se Franca do të qëndrojë në gatishmëri të lartë edhe në javët e ardhshme. Liderët e  huaj që  moren  pjesë në marshimin e quajtur të bardhë, janë  kryeministri britanik  David Cameron, kancelarja gjermane Angela Merkel, lideri palestinez Mahmoud Abbas dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Para marshimit Presidenti Francois Hollande u takua me udhëheqës të komunitetit hebre, i cili është ende në shok pas vrasjes së katër pengjeve nga ali kulimali në marketin kosher.

Ndërkohë në marshim nuk u ftua liderja e Partisë Fronti Kombëtar, Marinë lë Pen, e cila në shenjë proteste do të mbajë mitingje të ndara. Ajo i ka bërë thirrje popullit të protestojë kundër kësaj qeverie që është e aftë të mbrojë vendin e saj.

SHKARKO APP