Mbi 5 mijë mjekë e infermierë peticion kundër Beqajt

Jo vetëm kundërshtojnë zhvillimin e testimit, por tashmë kërkojnë edhe dorëheqjen e Ilir Beqajt nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Kërkesa u bë publike gjatë protestës së organizuar nga mjekët në vijim të protestave të zhvilluar gjatë javëve të fundit për të kundërshtuar nismën e testimit të mjekëve dhe infermierëve .

Mbi 5 mijë mjekë e infermierë kanë firmosur një peticion, i cili i drejtohet krereve te shtetit për shfuqizimin e kësaj nisme, e cila për bluzat e bardha është antiligjore.

Ata kanë bërë akuza të rënda ndaj ministrit të Shëndetësisë, ndërsa kanë kërkuar sërish dorëheqjen e tij. Duke e karahasuar me gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, një nga përfaqësuesit e mjekëve tha se ministri Ilir Beqaj ka vjedhur fondet publike.

“Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, është si gjenerali i ushtrisë së vdekur, ka një histori të kaluar me vjedhjet e fondeve publike. Nuk kemi asgjë personale me ministrin, po me politikën që po bën.

Po na shet të gjithëve me koncesion, edhe ajrin po na i jep me koncesion. Janë koncesione klienteliste, jemi në bashkëpunim me privation, por jo duke ia dhënë për 24 orë”, deklaroi një nga mjekët e QSUT-së.

Mjeket gjithashtu kanë kërkuar që Ministria e Shëndetësisë t'u përgjigjet me medikamente, të përmirësojë infrastukturën spitalore dhe të rishikojë sistemin e tyre të pagave.

“Kërkojmë kushte, aparate mjekësore apo dorrëza, jo të dezifektojmë duart me sapunë 15 leksh. Kërkojmë kushte në operacione, jo salla me myk”, deklaroi mjeku.

Gjithashtu është paralajmëruar zhvillimi i një proteste para Kryeministrisë, ndërsa të shtunën, ditë kur do të kryhet edhe testimi, i është bërë apel mjekëve dhe infermierëve që të bojkotojnë procesin. 

SHKARKO APP