Mbi 800 nxënës te shkolla “At Zef Pllumi” përballë rrezikut të aksidenteve

Mbi 800 nxënës që mësojnë në shkollën 9 vjeçare publike “at Zef Pllumi” përballen çdo ditë më rrezikun e aksidenteve për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme që të çon në dyert e këtij institucioni të dijes.

Ky aks, jo më shumë se 300 m, shënon trafik të rënduar sidomos në orët e para të mëngjesit, ku prindërit shoqërojnë fëmijët e tyre në shkolla, apo banorët e zonës së “Komunës së Parisit” nxitojnë në angazhimet e tyre të ditës.  Rrugë është e ngushtë dhe me dy sense lëvizje, nuk ka trotuar, semaforë dhe sinjalistikë hortizontale e vertikale.Fëmijët janë të detyruar të kalojnë me automjeteve gjatë hyrjes dhe daljes nga shkolla.

Fëmijë: Për shkak të trafikut ne e kemi të vështirë të kalojmë nga një trotuar në tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Duhet të ishte një semafor dhe tabela. Dy efektivë të policisë ishin në dispozicion të lehtësimit të trafikut. Prindërit u shprehën të shqetësuar se ky aks është një kërcënim real për fëmijët e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prindër: Kemi frikë. Rrugë e ngushtë. Ku do të futen ata? Kur u shtrua rruga, u ngushtua më duket.

-Unë me tension, duhet ta marrë dhe ta çoj fëmijën dy herë në ditë.

Drejtuesit e shkollën “At zef Pllumi” thanë se aksi është lënë i tillë që nga koha e nisjes së projekti të unazës së madhe ne vitin 2009. Në vitin 2013,  stafi i shkollës i është drejtuar me një kërkesë bashkisë së Tiranës, ndërhyrjet e të cilës kanë qenë të pjesshme për shkak se projekti i unazës është kompetencë dhe investim i qeverise. Kjo kërkesë është ripërsëritur por Bashkia e Tiranës tha për Ora News që do të shqyrtojë me prioritet rastin në fjalë.

Por ky segment nuk është i vetmi problematik në këtë zone pasi disa metra më lart, në gjurmët e unazës së madhe, një lagje me një urbanizim të vrullshëm nuk ka akses në mbikalime për të frekuentuar shkollën, ndaj edhe këmbësorët lëvizin mes trafikut të automjeteve. Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?