Mbi 9,000 mijë islandezë firmosën peticionin për t’i dhënë azil familjes shqiptare

 

Mbi 9,000 mijë Islandezë kanë nënshkruar një peticion vetëm në dy ditët e fundit, ku kërkojnë dhe bëjnë thirrje për familjen Shqiptare që t’u lejohet qëndrimi.

Peticioni me titull. "Lërni familjen Telati të vendoset në Islandë", ka filluar para dy ditësh nga gazetari dhe shkrimtari Illugi Jökulsson. Në atë kohë, mbi 9,000 mijë Islandezë kanë firmosur peticionin që nga koha e këtij shkrimi.

"Ne, të nënshkruarit, nuk mund ta kuptojmë pse pesë pjesëtarët e familjes Telati nga Shqipëria, nuk lejohen të vendosen këtu," shkruhet në një pjesë të peticionit. Ne kërkojmë sa më urgjentisht të jetë e mundur që Drejtoria e Imigracionit të ndryshojë vendimin për të dëbuar familjen".

Siç është raportuar, menjëherë pas lajmit se Drejtoria nuk kishte arritur të regjistrojë tre fëmijë e familjes për shkollë, Telati ka marrë njoftim se aplikimi i tyre për azil në Islandë ishte mohuar. Kështu ata do të kthehen në Shqipëri.

Ndërsa Drejtoria e Imigracionit nuk beson se familja është në ndonjë rrezik të menjëhershëm, kjo e bazuar në mungesën e një lufte civile në Shqipëri. “Megjithatë, babi i Hasanit, babai i familjes, ishte një figure udhëheqëse në Partinë Komuniste, në shtetin e tij. Kjo ka bërë që jetesa e tyre të jetë e mjerueshme në Shqipërinë post-komuniste, ku ata janë të përjashtuar para së gjithash të shpërndarë në shoqëritë e tyre dhe kishin në fakt të shtëna në shtëpitë e tyre. Më pas ata u dëbuan dhe jeta e tyre është kërcënuar”,- shkruan media islandeze.

Familja mund të aplikojë për azil, por ky është një proces i kushtueshëm, dhe ata duhet të largohen nga vendi pavarësisht edhe kur kërkesa e tyre është ende në pritje. "Unë jam i frikësuar për të ardhmen e fëmijëve të mi", thotë Hasani. "Ne jemi kundër disa njerëzve shumë të fuqishme dhe fëmijët e mi kanë pak shpresë për të ardhmen."

Marrë nga gazeta “Grapevine.com”. Përshtati në shqip: Redjon Shtylla

SHKARKO APP