Mbledhja e Kryesisë së PS/ Majko, Braçe, e Kodheli ‘të përpiktë’ me orarin, Veliaj shkon me biçikletë

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e kryesisë së PS. Të parët që kanë hyrë në këtë mbledhje janë ministri Pandeli Majko, apo zv.kryeministrja Senida Mesi.

Eglantina Gjermeni, Mimi Kodheli, Elisa Spiropali, e Erion Braçe janë parë të hyjnë në selinë e PS. Bie në sy sërish ardhja e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj i cili ka shkuar me biçikletë në mbledhjen e kryesisë së PS.

Mbledhja

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur prej orës 09:00 të kësaj të hëne Kryesinë e Partisë Socialiste, një mbledhje kjo jashtë radhe ndryshe nga sa është vepruar më parë. Bilanci politik por edhe ai qeverisës mësohet se janë në axhendën e kësaj mbledhje ku diskutimet në selinë rozë vijojnë prej më shumë se dy orësh. Mbledhja po zhvillohet pa praninë e medias. Ndërsa pas katër ditësh, 28 dhjetor, PS mbledh Asamblenë Kombëtare, edhe kjo mbledhje e paparashikuar në kalendar. Vendimet që do marrë Kryesia sot, do të diskutohen në Asamblenë e PS-së. Mbledhja e fundit e Asamblesë së PS u zhvillua në 7 shtator me fokus zgjedhjet e ardhshme lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto mbledhje vijnë pak ditë pas mbylljes së protestës së studenteve dhe një valë protestash lokale të organizuara nga Partia Demokratike nëpër disa qytete të vendit. Kryeministri Edi Rama, i ndalur tek protesta e studentëve ka thënë se ka qenë një mësim i mirë për qeverinë dhe të personalisht. Edhe roli i FRESSH do diskutohet në mbledhjen e sotme të Kryesisë, pasi sipas burimeve pranë PS, kryeministri Edi Rama akuzon këtë strukturë për inaktivitet sa i takon diskutimeve brenda fakulteteve për ligjin e Arsimit të Lartë, tarifave të kërkuara nga rektorët dhe dekanët për t’u paguar menjëherë dhe përcjelljen e shqetësimeve të studentëve pranë strukturave drejtuese të PS-së dhe Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, opinionistë të ndryshëm pretendojnë se kryeministri Edi Rama do bëjë ndryshime në kabinet në të paktën katër dikastere. Ministrat e përmendur që mund të largohen janë ai i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, e Arsimit, Lindita Nikolla, i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?