Mblidhet Këshilli i 11 i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri

Është mbledhur Këshilli i 11 i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, kryesuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Përmes një statusi në Twitter, teksa publikon foto nga mbledhja e Këshillit të 11 të Marrëveshjes të Stabilizim Asociimi,  delegacioni i BE në Shqipëri bën me dije se ky është Këshilli i parë që mblidhet pas vendimit të Këshillit Europian për të hapur negociatat në mars te vitit 2020

“Po ndodh tani! Këshilli i 11-të i Stabilizim-Asociimit #BE  #Shqipëri (KSA) sapo ka nisur, kryesuar nga HRVP.@JosepBorrellF. Ky është KSA i parë që nga vendimi i Këshillit Europian në mars 2020 për të hapur negociatat e pranimit me #Shqipërinë”, shkruhet në statusin në Twitter të delegacionit të BE në Shqipëri.

 

SHKARKO APP