Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Mbrëmë u vra një kamerier

Mbrëmë u vra një kamerier

Aktualitet
E martë, 23 Korrik 2024 11:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dom Gjergj Meta

Mund t'ju interesojë

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 1 ore
Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 9 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 10 orësh

Mendoj për mëngjesin e asaj dite, kur ai djalë ka dalë nga shtëpia duke e përcjellë zëri i s’ëmës: “Mirë ardhsh, o bir!”.
Oh, ç’kob i zi! Djali nuk “erdhi” hiç mirë nga puna atë mbrëmje. Nuk erdhi fare. Ai urim i mëngjesit shkoi kot.
Ç’borxh pati?!
Kujt nuk ia çoi porosinë në kohë?!
Kush u mërzit se i shkoi kafja e keqe?!
Një jetë e re u këput – gjë për të cilën do të flitet disa ditë – si pasojë anësore e një krimi mafioz, siç paraqesin në mënyre konfuze dhe joprofesionale mediumet virtuale. Lajmi ndryshohet çdo minutë, ama kamerieri qëndron ende i shtrirë, pasi ai po çonte porosinë e tij të fundit, kur u përshkua nga plumbat. Për të nuk ndryshon më asgjë. Në histori do të mbeten emra të tjerë, por jo ai kamerier anonim nga Memaliaj.
Çdo herë që shoh kamerierë që shërbejnë nëpër bare e restorante, mendoj për lodhjen dhe guximin që ata kanë, si edhe për familjet e tyre. Ata punojnë për pak qindarka që mund të nxjerrin nga ndonjë bakshish. I përfytyroj duke dëgjuar tekat e klientëve, të cilët sigurisht që paguajnë, por shpesh janë të lodhshëm. Me siguri kanë edhe ata hallet e tyre.
Mbrëmë u vra një kamerier! Na duhen vajtimore. Jo për kamerierin. Atë e qan e ëma. Na duhen vajtimore për mjerimin e një shoqërie që vret bijtë e vet. Hadi i një sistemi kriminal po na e heq dheun nën këmbë. Një popull që edhe kur nuk është nën krismat e kallashit, dergjet nën thundrën e më të fortit – jo gjithmonë nën zhurmën e thatë të armëve, por vazhdimisht nën peshën e pushtetit të parasë dhe të pasurisë – është një popull me blana të hapura që nuk shërohen kurrë.
Një tjetër kamerier, në ekranin e televizorit të lokalit ku punon, i cili sa ndizet çohet gjithmonë te një kanal lajmesh, shikon se një “koleg” i tij është vrarë gjatë orarit të punës, por ishte thjesht viktimë. Nuk ishte shënjestra. Nuk ishte pjesë e sagës. Përhumbet disa çaste, por lajmi kalon shpejt dhe folësja e lajmeve thotë: “Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat për krijimin e komisionit antikorrupsion”. Kamerieri e ka ditur gjithmonë se diçka i bashkon ata…
Ndërkohë, dëgjon një zë prej tavolinës anash: “Djali, na sill një shishe uji me temperaturë ambienti. Pak shpejt!”
*(bazuar në një histori të vërtetë)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 9 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.