Mbron Jozefina Topallin, Rama në Shkodër: Këtë qytet e mban peng Enver Hoxha përmes PD
Kryeministri Edi Rama, pas fushatës në Lezhë ndodhet në Shkodër, ku tha se ky qytet është më i prapambeturi dhe sipas tij shkak për këtë është Partia Demokratike. Po ashtu Rama tha se Shkodra ka mbetur peng nga Enver Hoxha përmes PD-së. Kryeministri mbrojti edhe figurën e Jozefina Topallit.
”PD e Shkodrës nuk është asgjë tjetër po fiks si Enver hoxha do të donte të ishte PD. Fiks siç Enver Hoxha do të donte. Në emër të lirisë e gjithë Shkodra të mbahej mend siç ka ndodhur deri më sot; vendi më i parambetur e Shqipërisë.
Ndërkohë që është zona që Zoti e ka qendisur. Shkodrën e mban peng Enver Hoxha, me frymën e fantazmën e tij. Jo përmes nesh, as qytetarëve, po pikërisht përmes atye që i thonë vetes PD e Shkodrës. Vetëm hija e Enverit në trru mund ta shpallte tradhëtare Jozefina Topallin.
Nuk është shoqja ime, nuk ka asnjë lidhje me atë që dua të shoh tek një grua që përfaqëson Shkodrën. Njësoj si Liri Belishova dikur. Iu martë e mira keni 30 vjet që luftoni komnizimin. Ça komunizimi luftoni ju? Me mua? Unë jam komunisti, Saliu demokrati? A jeni në vete?”,-tha Rama.