Mbyllen regjistrimet por 3 200 kuota mbeten të lira në universite

Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka njoftuar sot mbylljen e regjistrimeve për të ndjekur studimet e larta në universitet. Por, sipas MAS kanë mbetur 3 200 kuota, në të cilat nuk është regjistruar asnjë student.

Afati i fundit për regjistrimin e maturantëve në universitet ka qenë data 1 nëntor. Skema e re e Ministrisë së Arsimit për ndjekjen e studimeve të larta është aplikuar për herë të parë këtë vit.

Mirëpo, të shumta kanë qenë kritikat e maturantëve ndaj MAS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas shifrave të MAS, në total janë regjistruar 22 963 studentë, nga të cilët 18 584 në universitetet publike dhe 4 379 në ato private.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?