Rama mbledh sërish drejtuesit politikë të PS, në fokus takimet me qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë takimin e përjavshëm me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Mbledhja u zhvillua në orën 14:00 në “Vilën e Kuqe”.

Në qendër të diskutimeve ka qenë nisma “Prania Besnike”, ndërsa drejtuesit politikë kanë raportuar mbi takimet e zhvilluara të premten e kaluar me qytetarët në qarqet që mbulojnë.

Gjatë takimit është bërë një pasqyrim i detajuar i situatës në terren, duke u ndalur te problematikat e evidentuara dhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët gjatë bashkëbisedimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportimet kanë shërbyer si pjesë e diskutimeve të përjavshme mbi angazhimin e strukturave socialiste në terren dhe ndjekjen e çështjeve të adresuara nga qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?