Më 20 mars eklips i gjatë diellor. Europa mbulohet nga erresira 90 minuta gjatë ditës

 

Një eklips diellor pritet të bllokojë 90 për qind të dritës së diellit në Evropë dhe do të jetë ngjarja më e madhe e këtij lloji në 16 vjetët e fundit.Më 20 mars, hëna do të vendoset përballë diellit, duke krijuar një hije të madhe mbi Tokë.

Eklipsi pritet të bllokojë 84 për qind të diellit në Londër- dhe 94- për qind në Glasgow, Aberdeen dhe Edinburgh.

Ndërkohë, operatorët energjetikë kanë paralajmëruar se eklipsi do të paraqesë rrezik të madh për rrjetin e energjisë pasi gjysma e Evropës furnizohet me energji solare.

Eklipsi do të zgjasë rreth 90 minuta në mëngjesin e 20 marsit dhe do të mund të shihet nga Evropa, Afrika Veriore dhe Rusia.

SHKARKO APP