Hapet Llotaria Amerikane. Aplikantët të shmangin foto me syze, dhe ato të vjetra
Ambasada Amerikane në Tiranë hap zyrtarisht procedurat për të aplikuar në llotarinë Amerikane. Kushdo që do të dorëzojë në dokumentacion foto të tij/saj me syze , ambasada deklaron se do të skualifikohet automatikisht nga Llotaria.Po ashtu edhe ata persona që do të aplikojnë me të njëjtën foto që kanë aplikuar një vit më parë do të skualifikohen.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, ambasada e SHBA-së i njofton të gjithë aplikantët se regjistrime do të fillojnë me datë 4 tetor në orën 18:00.
“Regjistrimet për Lotarinë DV-2018: Lajm i mirë! Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar. Lexoni këtu më shumë: https://tirana.usembassy.gov/dv.html. MOS përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe.
Lotaria DV-2017, Përgatitja për Intervistë. Jeni përzgjedhur? Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane këtu: http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj. Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin”- njofton ambasada.
KOHA JONË SONDAZH

