Me batanije në orën e mësimit

Në internet po qarkullojnë disa fotot, ku nxënësit kanë marrë me vete batanije për të përballuar të ftohtin.

Të ftohtin e acartë të ditëve të fundit ata që e kanë përjetuar më shumë janë fëmijët që frekuentojnë çerdhet, kopshtet e shkollat. Në shumicën e shkollave mungon sistemi i ngrohjes dhe mësuesit e nxënësit kanë gjetur mënyra alternative për të sfiduar të ftohtin.


Në gjimnazin “Sami Frashri” në kryeqytet ku mungon sistemi i ngrohjes. Drejtoresha Rajmonda Kanina tregon për kamerën e A1 Report se si është situata në këtë shkollë. “Në shkollën tonë si në të gjitha shkollat pothuajse mungon sistemi i ngrohjes qendrore. Me iniciativën e Këshillit të Prindërve dhe Senatit të klasave në çdo klasë është siguruar një ngrohje provizore nëpërmjet rezistencave të ndryshme e cila nuk e përballon këtë të ftohtë. Situata në klasa nuk është e përshtatshme për zhvillimin komod të orës së mësimit”, – shprehet drejtoresha Kanina.

SHKARKO APP