”Më kër@ënonte me th@kë”, detaje për gjyshen e TikTok-ut. Natasha përdorte nipin 10-vjeç për lekë

Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, personazhe të rrjetit social TikTok, por edhe të njohur për sherret televizive me ish-nusen e djalit. Natasha së bashku me djalin e saj Armandon, ranë në pranga për shkak të përdorimit të gjuhës fyese në rrjetin social TikTok në prani të djalit të Armandos që është vetëm 10-vjeç. Ata shfrytëzonin djalin për arsye përfitimi, duke e mësuar të shante dhe fyente me fjalë të rënda me qëllim që të rrisnin shikueshmërinë e videove të tyre.

Si pasojë e ngjarjeve traumatike, prokuroria vlerësoi se të pandehurit kanë ndikuar në cilësinë e jetës së të miturit duke mos e lejuar të ketë një qetësi shpirtërore, të ndihet i pambrojtur dhe i bullizuar, duke pasur frikëra të vazhdueshme. Sipas organit të akuzës i mituri ka pranuar se babai e kërcënonte me thikë që të dilte në Tik Tok dhe të përdorte fjalë fyese.

”Të pandehurit kanë detyruar shtetasin e mitur A. K., të bëjë video dhe të dalë në rrjetin social ”Tiktok” duke përdorur fjalë banale dhe fyese tepër të rënda edhe për persona të rritur jo më për moshën që ka viktima e veprës penale, duke e rënduar emocionalisht këtë të fundit me anë të kërcënimeve të bëra nga dy të pandehurit. Nga administrimi i pamjeve filmike shfaqen video, ku djali i mitur ka përdorur sjellje dhe fjalor të papërshtatshëm i nxitur nga të pandehurit babai dhe gjyshja. Dhënia e thikës të miturit me gjatësi 25 cm duke ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme, duke e ofenduar në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur me një fjalor shumë të rëndë ndaj tij dhe nënës së tij si dhe me goditje fizike kanë shkaktuar pasoja tek i mituri”,-thuhet në njoftimin e prokurorisë.

SHKARKO APP