FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Media britanike: Shqipëria sukses turistik, renditet e para mes destinacioneve më të lira në Evropë

Studimi i realizuar nga kompania britanike e kartave të kreditit “Aqua” e rendit Shqipëri në vendin e parë mes destinacioneve më të lira për pushime verore në Evropë në vitin 2026, sipas të përditshmes britanike “Daily Express”.

Analiza, e cila krahasoi koston e një qëndrimi njëjavor në destinacione turistike në Britaninë e Madhe dhe në Evropë, vjen në një kohë kur 47% e britanikëve që planifikojnë të udhëtojnë, kanë vendosur të ulin shpenzimet për shkak të rritjes së kostos së fluturimeve.

Sipas studimit, Shqipëria ofron raportin më të mirë mes kostos dhe përvojës së pushimeve, me fluturime vajtje-ardhje që kushtojnë mesatarisht rreth 100 paund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa një javë akomodim për dy persona gjatë muajit korrik, ofrohet me një kosto mesatare prej 381 paundësh (rreth 447 euro).

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria kryeson listën e 10 destinacioneve më të lira në Evropë, duke spikatur si zgjedhja më ekonomike dhe më e leverdishme për pushimet verore të vitit 2026.

Ky vlerësim vjen ndërsa turizmi shqiptar vijon të shënojë rritje të fortë.

Numri i vizitorëve në vend u rrit me 89% në vitin 2025 krahasuar me vitin 2019, duke e bërë Shqipërinë destinacionin turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë.

10 destinacionet më të lira në Evropë për pushime verore në vitin 2026:

Shqipëri
Pragë
Porto
Madrid
Lisbonë
Costa del Sol
Budapest
Tenerife
Blackpool
Lanzarote

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?