Media franceze: Dy autorët e dyshuar janë rrethuar në veri të vendit

Policia franceze duket se është pranë kapjes së dy autorëve të dyshuar për masakrën e ndodhur të mërkurën në Paris, ku mbeten të vdekur 12 persona.

Sipas mediave lokale franceze, dy vëllezërit algjero-francez Cherif dhe Said Kouachi ndodhen në një ndërtesë në qytetin e vogël të Crepy-en-Valois, rreth 70 kilometra në veri të Parisit.

Më herët dyshohet se ata kanë grabitur ushqime në një dyqan dhe më pas karburant, në një stacion të vendosur në anë të një rrugë ndërqytetase, jo shumë larg Parisit.

Një dëshmitar okular ka parë se në mjetin tip ‘Renault Clio’ në të cilin këta dy persona udhëtonin, kishte edhe një armë automatik.

Të gjithë rrugët që lidhin Crepy-en-Valois me zona të tjera janë të bllokuara, ndërsa fëmijët e shkollave atje nuk lejohen të dalin jashtë për arsye sigurie.

Po ashtu edhe Elizeu është i blinduar.

Vëllezërit Cherif Kouachi 32 vjec dhe Said Kouachi 34 vjec janë të dyshuarit kryesorë për ngjarjen të mërkurës që shkaktoi 12 viktima, 11 të plagosur dhe panik dhe terror . Ndërkohë më herët i dyshuari i tretë si autor i masakrës është dorëzuar.

“Të dyshuarit për vrasjet janë ende të lirë, të armatosur rëndë dhe mund të jenë në gjendje të kryejnë sulme të tjera dhune”, theksoi kryeministri francez Manuel Valls, në një intervistë për mediat vendase.

SHKARKO APP