Media greke “masakron” këngëtarin që deklaroi për TV shqiptare se grekët janë dembelë

Një deklaratë e pak muajve më parë e këngëtarit grek Nikos Markopulos dhënë për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit sipas së cilës grekët janë dembelë ndaj dhe e pësuan me krizën ekonomike ka ngritur një stuhi të tërë mediatike kundërt artistit te muzikës folk.

Kritikat në adresë të tij e detyruan këngëtarin të sqarojë përmes një deklarate për shtyp se nuk ka patur për qëllim të fyjë popullin e tij dhe se  nga intervista e  dhënë në tv shqiptare u shkëputën qëllimisht disa fragmente duke deformuar edhe kuptimin e asaj që ai kishte thënë raporton Respublica.

Ja komenti për të cilin bëhet fjalë:

Greqia nuk ka nevojë për shqiptarët. Shqiptarët janë bërë një trup me ne.

Fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Greqi shkojnë në shkoola greke, flasin gjuhën greke, janë një me ne.

Shqiptarët tashmë martohen me grekët.

Brezi që vjen do të jetë një.

Veç kësaj grekët janë dembelë dhe nëse ikin shqiptarët, unë nuk do gjej dikë për……Kafe, frape dhe  asgjë tjetër, prandaj dhe po e paguajmë tani”.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë tejet indinjuese, duke mos kursyer etiketimet për shqiptarët.

SHKARKO APP