“Media, hiqni dorë nga raportimi i deklaratave të Qeverisë”

Unioni i Gazetareve Shqiptare ka ftuar sot mediat raportojnë nga zonat e përmbytura të fokusohen në dramën e përmbytjeve dhe të raportojnë zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe jo deklaratat e politikanëve.

Deklarata e plotë e Unionit

“Unioni i Gazetareve Shqiptare fton gjithe gazetaret te perfshihen ne apelin:

-Raporto nje drame permbytjeje dhe ndiq raportimin per zgjidhjen e saj!

Hiq dore nga deklaratat e qeverisesve dhe politikaneve dhe injoroni balten politike! Kamera te fytyrat dhe zerat e banoreve, te pronat e permbytura dhe banesat e pabanueshme!

Unioni i Gazetareve fton gjithe koleget ne zonat e permbytura dhe ata qe raportojne per kete fatkeqesi natyrore te behen pjese e raportimit te perorshem te cdo nevoje dhe ndihme qe jepet per banoret dhe te demtuarit nga permbytjet. UGSH apelon per gjithe deget e Unionit te Gazetareve te behen pjese e solidaritetit dhe maratones ndihmuese per te prekurit nga permbytjet dhe drama e jashtezakonshme e tyre”

SHKARKO APP