Media italiane: Mes viktimave te tragetit dhe një 15-vjeçare shqiptare

 

Norman Atlantic, tjetër rrëfim nga të mbijetuarit shqiptarë: Pamë njerëz të vdisnin nga asfiksimi

Një minorene shqiptare është mes 9 viktimave të tragetit “Norman Atlantic” trupat e pajetë të të cilëve janë rekuperuar nga skuadrat e shpëtimit dhe po bëhet identifikimi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane.

Media italiane shkruan se minorenia e identifikuar si Racha Charif (e shqiperuar Rasha Sherifi) ishte me leje qëndrimi gjermane. Ndërkohë nuk janë rekuperuar trupat e dy viktimave, që e çojnë në 11 numrin e të vdekurve deri tani në tragjedinë e 28 dhjetorit 2014 në detin Adriatik.

Trupat e pajetë janë identifikuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Poliklinikës së Barit.

Gjithashtu është identifikuar edhe trupi i një auototransportatori grek Gerasimos Kazantzidis.

Trupat e tjerë të pajetë i përkasin dy shtetasve italianë Michele Liccardo 32 vjeç dhe Giovanni Rinaldi 34 vjec, priftit gjeorgjian, 27 vjeçarit Omar Kartozia, një gruaje truke Havise Savas, shtetasve grekë Sasentis Nikolaus Paraschis e Kostantinos Koufopuolos si dhe një gruaje gjermane Muller Afroditi.

Emri i Racha Charif nuk ndodhet në listën e emrave të shqiptarëve që mendohet se kishin udhëtuar në traget dhe u bënë publike nga ministria jonë e Jashtme.

Ndërkohë menjëherë pas publikimit të lajmit kjo Ministri deklaroi se nuk ka pasur kërkesë për të kërkuar një person me këtë emër por se “pasagjerja mund të jetë nga familje shqiptare që ka kohë në Gjermani”. “Gjermania deri para pak kohësh njihte vetëm një shtetësi” saktëson zyra  e shtypit e kësaj ministrie.

SHKARKO APP