Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:19 Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën Një tjetër talent i futbollit shqiptar ka vendosur të përfaqësojë Kosovën. Bëhet fjalë për Lutfi Dalipin, i cili tashmë ka zgjedhur zyrtarisht fanellën dardane,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin

Aktualitet E hënë, 28 Shtator 2026 12:19
Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Alessio Postiglione

Shqipëria përfaqëson një gur shahu gjeopolitik themelor për Italinë e udhëhequr nga Giorgia Meloni, por problemet e shtetit të së drejtës në Tiranë rrezikojnë të minojnë strategjinë e qeverisë sonë. Hapi i gabuar – i maturuar tërësisht brenda Partisë Socialiste shqiptare, bashkëbiseduese e privilegjuar e kryeministres sonë – ka të bëjë me kryebashkiakun e kryeqytetit, Erion Veliajn.

Historia është një lloj “Tangentopoli” lokale, që hedh hije jo vetëm mbi dukuritë korruptive, por edhe mbi përdorimin politik të drejtësisë dhe abuzimin me masat e sigurimit në vendin ballkanik. Më 15 shtator të kaluar, Gjykata e Lartë shqiptare vendosi lënien në fuqi të masës së sigurimit “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vendimi shpërfilli një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese shqiptare, e cila e kishte cilësuar paraburgimin e Veliajt “joproporcional” dhe antikushtetues shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, duke i privuar qytetarët nga përfaqësuesi i tyre i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe zyrtarisht ende në detyrë. Veliajt iu caktua masa e sigurimit më 10 shkurt 2025, me urdhër të SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky organ, i krijuar me mbështetjen dhe financimet e Bashkimit Evropian, përbën një nga shtyllat institucionale për përafrimin me acquis communitaire, të nevojshëm për hyrjen e Tiranës në BE, një rrugëtim për të cilin Italia është bërë garante. Megjithatë, përtej akuzave për korrupsion që i drejtohen kryebashkiakut (të cilat do të duhet të shqyrtohen në një proces të rregullt gjyqësor), Veliaj mbetet i privuar nga liria personale. Ajo që e bën tablonë të veçantë është motivimi i paraqitur nga SPAK-u, i cili u mbështet te mosregjistrimi i kryebashkiakut në FARA (Foreign Agents Registration Act), regjistri amerikan i lobistëve. Në këtë regjistër ishte regjistruar në fakt një studio ligjore e lidhur me kryebashkiakun, për të mbrojtur kauzën e tij në Shtetet e Bashkuara, vend ku Veliaj ka qenë gjithmonë shumë aktiv.

Mund t'ju interesojë

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

Para 2 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Para 2 minutash
Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Para 10 minutash

Thirrja në FARA përbën megjithatë një anomali procedurale: bëhet fjalë për një detyrim burokratik amerikan që nuk përbën vepër penale as në SHBA, as në Shqipëri. Jo rastësisht, vetë Kushtetuesja shqiptare kishte dënuar përdorimin joproporcional të paraburgimit. Çështja merr nuanca delikate si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Veliaj, figurë kyçe e Partisë Socialiste (PS) dhe ish-ministër, është konsideruar për vite me radhë si delfini dhe pasardhësi natyror i kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, me kalimin e kohës, marrëdhëniet mes të dyve u përkeqësuan gradualisht dhe u shndërruan në një rivalitet të hapur për udhëheqjen. A bëhet fjalë, pra, për një abuzim gjyqësor? Për një rast drejtësie të politizuar, të zhvilluar paradoksalisht nga po ajo Prokurori që lindi për ta përafruar Shqipërinë me standardet evropiane? Një paralajmërim në këtë drejtim ka ardhur drejtpërdrejt nga Brukseli.

Eurodeputeti Sandro Gozi, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane (PDE/Reneë Europe), ka shprehur shqetësim të fortë. Ai deklaroi se paraburgimi i zgjatur ngre “pikëpyetje serioze mbi domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin” e masës dhe i kujtoi Ramës se “Shqipëria meriton përgjigje, një shtet të së drejtës efektiv dhe respektim të vullnetit demokratik, jo shkurtore gjyqësore”. Nuk bëhet fjalë për të përcaktuar fajësinë apo pafajësinë e Veliajt, as për të frenuar luftën e domosdoshme kundër korrupsionit, por për të kuptuar rreziqet e heshtjes mbi garancitë demokratike në Tiranë. Nëse institucioni antikorrupsion vepron përmes paraburgimesh të paqarta, instrumentalizon detyrime administrative të huaja si FARA dhe tregohet i papërshkueshëm edhe ndaj thirrjeve të vetë Gjykatës Kushtetuese të vendit, atëherë lëkundet i gjithë modeli i paraaderimit në BE. Kjo e ekspozon Italinë ndaj rrezikut të bëhet garante e pakushtëzuar e një sistemi që cenon shtetin e së drejtës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën
Tani

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë
Para 2 minutash

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë
Para 2 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime
Para 10 minutash

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.