Mediat greke: Gjyshi i Pirro Vengut, funksionar i lartë i Enverit

 

Edhe mediat greke kanë komentuar historinë e shefit të kabinetit të Ministrit të Jashtëm shqiptar, Pirro Vengu, i thirrur për të bërë ushtrinë në Greqi, për shkak se ka nënshtetësinë greke.

Kështu, portali "Ethnos" thotë se familja e Pirros ka qenë e lidhur që herët me politikën.

“Përfaqësues të minoritetit thanë se Pirro Vengu shkoi në Athinë që kur ishte foshnjë dhe pas gjimnazit që mbaroi atje dhe mori nënshtetësinë greke, shkoi në Francë për studimet e larta. Familja e tij kishte vazhdimisht lidhje me politikën dhe gjyshi i tij ishte funksionar i lartë i Enver Hoxhës. Kur u kthye nga Franca, u bë pjesë e elitës së Partisë Socialiste dhe u gjend në pozicionin e drejtorit të ministrit të Jashtëm”, shkruan "Ethnos".

Ndërkohë që "Panorama" sqaron se gjyshi i tij është Spirro Vengu, zëvendës-ministër Bujqësie dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor gjatë regjimit komunist.

Gazeta thekson gjithashtu se edhe vetë Ditmir Bushati është djali i Sulejman Bushatit, drejtues i lartë i Partisë së Punës, saktësisht sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në Shkodër dhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH.

SHKARKO APP