Mediat greke: Shqiptari deklaroi se e godita gruan me çekiç në kokë se me tha “djalin e madh nuk e kam me ty!”

Ngjarja e rëndë ku shqiptari vrasu me çekiç gruan e tij ka pushtuar mediat greke.

Të gjitha mediat greke kanë zbardhur dëshminë tronditëse të shqiptarit .K. Cenko, i cili vrau me çekiç nënën e dy djemve të tij, A.C. në Greqi, dhe e mbajti të fshehur për një javë trupin e saj të pajetë në papafingon e shtëpisë së tyre, të mbështjellë me çarçaf.

Në deklaratën e tij në polici, 39-vjeçari raportohet se ka thënë se konfliti me të shoqen ka nisur në mesnatë, ku ka dëgjuar se ajo po fliste në banjë në telefon me një burrë. Sipas tij, gruaja është shprehur se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej nga banesa.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30, u zgjova dhe pashë që ajo nuk ishte në krevat. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa zëri i një burri tingëllonte në anën tjetër të telefonit.

I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merrte fëmijën e madh dhe do të largohej”, – ka thënë në polici i arrestuari Cenko.

Shqiptari ka dëshmuar se atë natë gruaja i ka thënë se djali i madh nuk ishte fëmija i tij, dhe në atë moment ka marrë çekiçin dhe e ka goditur.

“Më tha që nuk kam para dhe nuk do të rrinte me mua. E pyeta “pse po na merr djalin e madh?” dhe më tha që këtë fëmijë nuk e bëri me mua dhe vetëm djalin e vogël bëmë bashkë, u hutova plotësisht dhe hapa çantën që marr në punë, të cilën e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita në kokë”- ka pohuar ai para agjentëve të policisë.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se mund të kryhen analizat e ADN për të parë nëse ka vertetësi në thëniet e tij.

 

SHKARKO APP