Mediet serbe: Gjergj Kastrioti është serb

Dy prej gazetave kryesore të Beogradit, “Telegraf” dhe “Kurir”, kanë pasur sot një shkrim, ku thonë se heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, është serb..

Origjina serbo-ortodokse e Gjorgjes nuk është në diskutim.

Historiani anglez Eduard Gibbon në librin e tij "Historia e venitjes dhe rënies së Perandorisë Romake" e vitit 1788, në mënyrë të qartë ka shkruar se Kastriotiç e ka origjinën nga dinastia e vjetër serbe e Braniloviçëve të Zetës.

Populli dhe historianët serbë e kanë pasur të lehtë të hedhin poshtë kalorësit dhe heronjtë serbë.

Ngaqë janë harruar nga historianët serbë, këta heronj janë duke rënë në errësirën e harresës, apo thjesht po konfiskohen dhe përvetësohen nga njerëz të tjerë! Një fat i tillë i ka ndodhur kalorësit serb dhe gjeneralit të Papës, Gjorgje Braniloviç Kastriotiç, të cilin shqiptarët e kanë deklaruar për heroin e tyre kombëtar.

Madje, edhe flamurin e tij e kanë kthyer në simbolin e tyre kombëtar.

Emri i tij i vërtetë tani pothuajse është harruar, por në sajë të propagandës shqiptare, e tërë bota e njeh atë.

Emri i tij është Skënderbeu.

Gjyshi i Gjorgjes u shpërngul në Janinë të Epirit, si Kefalija serb (në shtetin mesjetar serb: i pari i pleqësisë së qytetit).

Babai i tij, Gjon Gjorgje Kastriotiç është quajtur Princi i Epirit, krahinë që përfshinte Matin, Mirditën dhe Dibrën.

Nëna e tij, Vojislava ishte princeshë me prejardhje serbe nga familja e Tribaldas.

Gjon Kastriotiç ishte ndër të parët, i cili u bëri ballë inkursioneve ushtarake të Bajazitit I, por rezistenca e tij nuk kishte sukses. Sulltani e bëri atë të paguajë haraç dhe për të siguruar besnikërinë e fisnikërisë serbe në territorin e Shqipërisë, Sulltani e mori Gjorgjen dhe vëllezërit e tij si pengje”, shkruajnë ato.

Ky në fakt është një debat i vjetër, duke qenë se serbët gjithmonë kanë pretenduar se Gjergj Kastrioti ka origjinë serbe.

SHKARKO APP