“Mendoj se virusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri”, paralajmëron mjeku i QSUT-së: Brenda 2-3 javëve mund të kemi rastin e identifikuar

Mjeku i QSUT Pëllumb Pipero duke folur për koronavirusin dhe rrezikun në vendin tonë, u shpreh se beson se ky virus ka hyrë edhe në vendin tonë.

Pipero madje paralajmeroi se brenda 2-3 javësh mund të kemi rastin e parë të identifikuar, pasi kjo është koha që duhet për të bërë të mundur identifikimin e pacientit të prekur nga ky virus.

“Fakti që në Itali pacienti i parë u zbulua pas 7-8 ditësh pais ishte shtruar në spital, do të thotë se koronavirusi ka qarkulluar 2 javë më parë në Itali. Ky është një virus që që ka periudhe inkubacioni shumë të gjatë. Faktet dëshmojnë që virusi mund të transmetohen nga një njeri i prekur tek një njeri i shëndosh pa pasur simptoma. Unë mendoj personalisht që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, ndoshta nuk jam i saktë, mund të kem gabuar. Aktualisht nuk ka asnjë të dhenë që të kemi qarkullim të shtuar në Shqipëri.Mund të jem i gabuar, ndoshta në 2-3 javë mund të jetë rasti i parë i konfirmuar”, tha Pipero.

 

SHKARKO APP