Merr flakë furgoni i pasagjerëve në Laç
Aktualitet E Hënë, 31 Maj 2021 17:11
Një furgon pasagjerësh është përfshirë nga flakët këtë pasdite në qendër të qytetit të Laçit.
Mësohet se furgoni ka qenë i parkuar kur është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit nuk ka patur persona brenda automjetit.
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë defekti në sistemin elektrik ndërsa policia po vijon hetimet e mëtejshme.

