Merr fund terrori në Francë, vriten tre terroristët dhe 4 nga pengjet

Dy operacione blic organizuar thuajse në të njëjtën kohë kanë arritur të bëjnë të mundur vrasjen e tre personave që po mbanin prej orësh në ankth mbarë Francën. Tre super të kërkuarit nuk jetojnë më. Për fatin e tyre të keq, katër nga pengjet që mbaheshin market kanë humbur jetën. Efektivët kanë ndërhyrë në orët e mbrëmjes në dy operacione blic, në banesën ku ishin mbyllur dy vëllezërit Kuashi ashtu dhe në supermaketin në lindje të Parisit.

Mësohet policia ka mundur të lirojë pengun e dy vëllezërve, i cili është në gjendje të mirë. Po kështu nga supermarketi janë parë të lirohen disa nga pengjet që po mbaheshin nga personi i tretë i sulmit të “Charlie Hedbo”, ndersa eshte vrare nga te shtenat pengmarresi dhe kater nga pengjet.

Gjate operacioneve, kane mbetur te plagosur dhe dy  police.

Ora 18:19 Presidenti Francois Hollande do t’i drejtohet kombit rreth orës 20:00.Fjalimi i presidentit Hollande pas përfundimit të krizës së pengjeve.

Ora 18:14 Bashkëpunëtorja e Ahmed Kulibali ka mundur të arratiset. Lajmi konfirmohet për CNN nga burime të policisë së Parisit, nga ku mesohet se ajo ka lene supermarketin para se te nderhynin forcat speciale.

Ora 18:00 Pengmarrja në supermarket, të paktën 4 pengje mbeten të vrarë.Lajmi për vrasjen e 4 pengjeve bëhet i ditur nga mediat franceze. 4 pengjet janë vrarë gjatë ndërhyrjes së policisë

SHKARKO APP