Merret në mbrojtje familja e komisar Artan Cukut, banesa ruhet 24 orë me policë

Shërbimet e policisë janë vënë në ruajtje të banesës së 42-vjeçarit të ndjerë, ku jeton gruaja dhe fëmijët e tij. Pranë banesës në “Rrugën e Kosovarëve” rrinë 24 orë efektivë të policisë së Tiranës.

Burime për “BalkanWeb” thanë se ende nuk janë kryer procedurat për marrjen në mbrojtje zyrtarisht të familjes së komisarit por për shkak të frikës për familjen banesa mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës Artan Çuku u ekzekutua më armë zjarri rreth orës 20:00 të 8 prillit ndërsa sapo ishte ndarë nga bashkëshortja dhe fëmijët dhe po ngjitej në apartamentin ku jetonin në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekzekutimi, i cili mendohet se është kryer nga 2 autorë të cilët nuk janë identifikuar ende.

Policia shoqëroi disa persona në cilësinë e dëshmitarit për të zbardhur ngjarjen. Hetimet për ekzekutimin mafioz të Cukut vijonë, ku pista kryesore është ajo për shkak të detyrës së tij në të shkuarën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?